Rama kërkon mbështetje për Kombëtaren (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në Facebook u ka kërkuar tifozëve të Shqipërisë që të tregojnë mbështetjen e tyre ndaj kuqezinjve për ndeshjen kundër Francës.

"Sonte sprova e dytë e Kuqezinjve. Super e vështirë, po asgjë s'është e pamundur nëse djemtë e mrekullueshëm të Kombëtares do të hyjnë në fushë të çliruar nga presioni i jashtëzakonshëm i përgjegjësisë, që i pengoi të luanin lirisht në gjysmën e pjesës së parë të ndeshjes me Zvicrën dhe të ishin të kthjellët në rastet e pastra vetëm për vetëm përballë portierit...

Le t'u çojmë me një like mesazhin e mbështetjes sonë të pakushtëzuar nga rezultati dhe cilidoqoftë rezultati, ata mbeten heronjtë e padiskutueshëm të këtij momenti magjik të futbollit tonë‪-‎ForcaShqiperia‬ në fushën e lojës dhe në shkallët e stadiumit ku tifozët kuqezinj bënë të flitet me superlativa për kulturën sportive që shfaqën para, gjatë dhe pas ndeshjes së parë me Zvicrën". /albeu.com/
Shtuar më 15/06/2016, ora 11:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori