Rama surprizon Aurelin e vogël, i sjell në dhomë Ronaldon (VIDEO)
Aurel Lala, vogëlushi 7-vjeçar që i shpëtoi mrekullisht kastrofës së tërmetit të 26 nëntorit duke u hedhur nga kati i tretë ku jetonte në Thumanë tashmë është akomoduar në një banesë në Kamëz së bashku me familjen.

Rama ishte kujdesur që idhullin e tij Cristiano Ronaldo me të cilin u takua në Itali dhe mori edhe një bluzë dhuratë t'ia sillte në dhomën ë tij.

Kryeministri i premtoi gjithashti se do ta shoqëronte në ditën e parë të shkollës.

Rama: Ditën e parë të shkollës do ta çoj unë në shkollë, kështu e kemi lënë.Të hënën do të vi unë dhe do të çoj në shkollë.

Aurel Lala humbi motrën nga tërmeti, ndërsa e ëma u lëndua lehtë. Ndërkohë babai ishte emigrant në Greqi dhe u kthye sapo mori vesh lajmin.
Shtuar më 12/12/2019, ora 17:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori