E FUNDIT/ Shpërthim me tritol në një banesë në Kamëz
Rashica vazhdon shkëlqimin, ja super goli i tij në miqësore (VIDEO)
Milot Rashica është njeriu i momentit te Vitesse. Sulmuesi i talentuar shqiptar e ka nisur këtë sezon ashtu sic mbylli të kaluarin duke shkëlqyer me paraqitjet e tij në fushë.

Rashica ishte autori i golit të dytë në suksesin që arriti Vitesse me shifrat 2-1 ndaj skuadrës ruse të Rubin Kazan. Në miqësoren e zhvilluar në Slloveni, sulmuesi i kombëtares kuqezi shfaqi një nivel shumë të lartë loje duke u konfirmuar si prej lojtarëve më të rëndësishëm që ka në dispozicion trajneri i Vitesses Henk Fraser.

Falë paraqitjeve të tij gjatë sezonit të kaluar me fanellën e Vitesses në Eredivise, Milot Rashica ka ngjallur interesin e disa prej klubeve me emër në Europë, ku më tepër spikat Napoli.
Shtuar më 17/07/2016, ora 10:15
Antonio Bakiu
e Dielë 17 Korrik 2016, Ora 17:55
Bravo Milot Rashica je shum i zoti me topin.............. Me be ftes ne fb emri eshte Antonio Andi Bakiu.......
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori