Real-Apoel, lojtari humb 3 dhëmbë (VIDEO)
Beteja në stadiumin "Santiago Bernabeu" i ka kushtuar jo pak mbrojtësit Paulo Jorge. Në tentativën për të markuar rreptë Cristiano Ronaldo,mbrojtësi i Apoel Nicosia është përplasur me shokun e skuadrës së tij, Boaventura duke humbur edhe 3 dhëmbë që fluturuan në fushë.

Futbollisti i ekipit qipriot mbeti në fushë ndërsa Apoel humbi ndeshjen e Ligës së Kampionëve me Real Madridin 5-2. në këtë mënyrë aventura e Jorge në kompeticionin mitik të klubeve të futbollit, mbyllet jo vetëm me humbjen në fushë, por edhe...me një protezë në dhëmbë. /albeu.com/
Shtuar më 05/04/2012, ora 14:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori