Real Madridi e ka mposhtur në transfertë Romën me rezultatin 2-0 në "Stadio Olimpico.
Pjesa e parë ishte e baraspeshuar, me mysafirët të cilët kishin më shumë posedimin e topit dhe rastet.
Por në pjesën e dytë ishin
Reali që kaluan të parët në epërsi.
Gareth Bale shfrytëzoi një gabim të
mbrojtjes romake, të portierit dhe të
mbrojtjes për të shënuar golin e parë në
minutën e 46'.
Galaktikët dyfishuan epërsinë pikërisht në momentin kur ju desh më së shumti në
minutën e 59' me anë të Lucas Vazquez.
Pas kësaj fitoreje
Reali renditet në vendin e 1 me 12 pikë, 3 më shumë se Roma e vendit të dytë. /albeu.com/
Shtuar më 27/11/2018,
ora 23:15