Real Madrid ka marrë një fitore të lehtë sonte në transfertë ndaj
Celta Vigos me rezultatin 2-4 në stadiumin "Balaidos".
Karim Benzema e hapi serinë e golave për mysafirët në minutën e 23-të, rezultat me të cilin skuadra shkuan në pushim.
Madridi e dyfishoi epërsinë dhjetë minuta brenda pjesës së dytë, kur Cabral shënoi në portën e vet.
Megjithatë, Mallo i ktheu në lojë vendasit kur akrepat shënonin një orë lojë.
Përpjekjeve të vendasve për t’u kthyer në lojë u dha fund kapiteni Serigo Ramos, i cili realizoi nga penalltia për 3-1 për Madridin.
Dani Ceballos bëri gol në minutën e 90-të, para se Mendez të shënonte golin e dytë për Vigon
katër minuta më vonë.
Real Madridi mbetet në vendin e gjashtë me 20 pikë,
katër më pak se liderja Barcelona. Ndërsa,
Celta Vigo renditet e 14-ta me 14 pikë.
Shtuar më 11/11/2018,
ora 22:45