Real shënon katër gola (VIDEO)
U deshën vetëm pak minuta që Real Madridi të kalojë në epërsi kundër Legias së Varshavës.

Gareth Bale ishte futbollisti që e gjeti rrjetin i pari, në minutën e 16-të. Uellsiani krijoi vet hapësirë dhe e dërgoi topin në rrjetë.

Rezultati u dyfishua pas katër minutash. Karim Benzema ishte u dyti që shënoi (20’)./Albeu.com/

Ndërkohë goli i tretë erdhi nga Marco Asensio në minutën e 37’.
Real Madrid ka shënuar edhe golin e katërt kundër Legias.

Kësaj radhe golashënues ishte spanjolli, Lucas Vasquez, i cili shfrytëzoi një pasim fantastik nga Alvaro Morata./Albeu.com/
Shtuar më 18/10/2016, ora 22:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori