Në fitoren 4-0 të
Real Madrid përballë danezëve të Copenaghen ai që ndriçoi më shumë se kushdo tjetër ishte argjentinasi Angel Di Maria. Ish asi i Benfikës, përveçse
autor i një dy-golëshi njësoj si Cristiano Ronaldo, ka dhënë edhe një super-asist për yllin
portugez.
Një asisit, që siç njihet në botën e futbollit "
rabona", me
autor Di Marian bëri që
Real Madrid të dyfishonte rezultatin me Ronaldon. /albeu.com/
Shtuar më 03/10/2013,
ora 12:48