Reali 8 gola Deportivos, tripletë e CR7-ës (VIDEO)
Pëlqej
Pas dy humbjeve rradhazi në La Liga Real Madrid rikthehet bindshëm te fitorja. Djemtë e Carlo Ancelottit kanë lënë pas krahëve kritikat e ditëve të fundit duke fituar 2-8 në "Riazor" përballë Deportivo La Corunas.

Serinë e golave e hapi Cristiano Ronaldo në minutën e 29, pas 7 minutash dyfishoi James Rodriguez, ndërsa për rezultatin final të pjesës së parë mendoi sërish portugezi me golin e minutës së 41.

Me fillimin e 45 minutave të dyta Reali nuk e ndali ritmin duke shënuar edhe dy herë të tjera me autor Bale (66, 74), sërish Ronaldo (78) dhe Hernandez (88, 90+3).

Golat për Deportivon i shënuan Medunjanin në minutën e 51 dhe Toche në të 84-tën.

Me këtë fitore Real Madrid shkon në kuotën e 6 pikëve pas 4 javëve duke u pozicionuar përkohësisht në vend të 5, ndërsa Deportivo qëndron në kuotën e 4 pikëve. /albeu.com/
Shtuar më 20/09/2014, ora 17:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori