Reali e nis me fitore në Champions (VIDEO)
Pëlqej
Real Madridi e ka nisur me fitore mbrojtjen e titullin në Ligën e Kampionëve, duke e mposhtur 3:0 në shtëpi Apoelin.

Në “Santiago Bernabeu” shkëlqeu i rikthyeri Cristiano Ronaldo, i cili realizoi dy gola (12’ dhe 51’), ndërsa golin tjetër për Los Blancos e shënoi kapiteni, Sergio Ramos (61’).

Kjo është një fitore me shije të hidhur për Zidanen, pasi humbi Mateo Kovacicn për shkak të një dëmtimi që pësoi në pjesën e parë. /albeu.com/
Shtuar më 13/09/2017, ora 22:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori