Reali është kthyer, bombardon 7 herë Deportivon (VIDEO)
Reali i Madridit është kthyer tek 3 pikëshi falë një fitoreje bindëse kundër Deportivos me plot 8 gola.

Ndeshja u duke e vështirë për mbretërit të cilët e panë veten në disavantazh në minutën e 23 me anë të Adrian Lopez. Por madrilënët ditën të reagojnë me anë të Nachos me të cilin barazuan dhe ishte Bale ai, i cili shtroi qetësinë me dy gola të njëpasnjëshëm. Me pas e gjithë shfaqja iu dedikua euforisë madrilenë të cilët gjetën dhe 4 gola të tjerë. Një me Modriç, dy me Ronaldon dhe ishte Nacho, i cili mbylli sfidën me dopietën personale.

Madrilenët në këtë mënyrë gjenden 16 pikë, prapa Barcelonës e cila do të përballet me Real Betisin në 20:45. Vlen të theksohet se madrilenët kanë një ndeshje më pak. /albeu.com/
Shtuar më 21/01/2018, ora 18:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori