Reali harron turpërimin në Champions, mposht minimalisht Vallecanon (VIDEO)
Pëlqej
Real Madrid ka fituar sot ndaj Vallecanos me rezultatin 1-0 në "Santiago Bernabeu", ndeshje e vlefshme për javën e 16 të La Ligas.

minutën e 13' sulmuesi francez goditi fuqishëm dhe e mposhti portierin e Vallecanos në shtyllën e parë, pasi mori një pasim të shkurtër nga Lucas Vasquez.

Vendasit ishin skuadër dominuese dhe krijuan më shumë, teksa mysafirët patën vetëm një goditje brenda kornizës së portës të Thibaut Curtois deri në minutën e 90-të.

Por, në kohën shtesë, mysafirët kanë mundur t’ia prishnin festën Madridit, por dy pritje radhazi nga portieri belg ndaj Alex Alegrias e ruajtën të paprekur rrjetën e kampionit të Evropës.

Pas kësaj fitoreje, Real Madridi renditet në vendin e tretë dhe i afrohet liderit dhe rivalit, Barcelonës, në vetëm dy pikë.
Shtuar më 15/12/2018, ora 20:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori