Reali në krizë të thellë, humbet në Ukrainë dhe rrezikon kualifikimin (VIDEO)



Real Madridi rrezikon kualfikimin në grup! Ekipi madrilen humbi ndaj Shakhtari në Ukrainë me rezultatin 2-0 një ndeshje që nuk duhej humbur.

Të besuarit e Zidane vazhdojnë sërish me ecurinë e rezultateve negative përveç kampionatit dhe në Champions League.

Spanjollët dominuan në 45 minutat e para, por nuk arritën të gjenin golin.

Vendasit u mbrojtën mirë dhe ndëshkuan me kundërsulme. Goli i parë ishte një gafë e mbrojtjes spanjolle, Mendy lë topin në zonë dhe Varene nuk reagon. Detinho e shfrytëzoi dhe e dërgoi në rrjetë për 1-0.

Goli i dytë ishte sërish një gabim i mbrojtjes dhe vendosjes së spanjollëve. Ata lejuan Solomon në minutën e 83′ që të shkonte drejt portës i pashqetësuar dhe dërgoi topin në rrjetë për 2-0.

Reali humbet dhe e sheh veten në vendin e tretë me 7 pikë po aq sa Shakhtari që i ka marrë 6 pikë madrilenëve.
Shtuar më 01/12/2020, ora 20:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori