Reali prezantoi sot blerjen më të re (VIDEO)
Ferland Mendy është prezantuar sot si lojtari më i ri i Real Madridit, pas transferimin nga Lyoni për 40 milionë euro ditë më parë. Në fjalën e tij pas prezantimit, mbrojtësi i majtë francez theksoi se ndihet i nderuar që i është bashkuar, siç tha, klubit më të mirë në botë.

24-vjeçari u prezantua sot para tifozëve, pasi nënshkroi kontratë gjashtëvjeçare me 13 herë kampionin evropian, transmeton Gazeta Express. Ai i ka kushtuar Real Madridi 40 milionë euro.

"Është nder të jem në klubin më të mirë në botë", tha Mendy.

"Faleminderit presidentit për besimin dhe faleminderit edhe klubit. Hala Madrid"!
Shtuar më 19/06/2019, ora 18:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori