Reali sërish +4 (VIDEO)








Cristiano Ronaldo
Pas humbjeve të pikëve në ndeshjet e kaluara, Real Madrid ishte i përqënduar sonte në fitore dhe arriti të mposhtë rivalin lokal Athelitico Madrid me rezultat 4-1.

Me një supergjuajtje të lirë nga një distancë prej rreth 32 metrash, Cristiano Ronaldo heshti tifozët vendas (25’).

Barazimi erdhi nga Radamel Falcao në minutën e 55-të.

Në minutën e 68-të, Cristiano Ronaldo riktheu avantazhin e Los Blancos, 2-1.

Gonzalo Higuain u ndal në mënyrë të palejuar brenda gjashtëmbëdhjetëmetërshit dhe arbitri akordoi penalti duke i mundësuar Ronaldos të realizonte het-trik dhe të shënonte golin e 40-të në La Liga këtë edicion (83’).

Goli i fundit u shënua nga Callejon, i cili vendosi rezultatin përfundimtar të ndeshjes (88’).

Pas kësaj fitoreje, Real Madridi rikthen diferencën prej katër pikësh me Barcelonën. /albeu.com/
Shtuar më 12/04/2012, ora 00:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori