Reali turpërohet nga Betis dhe humbet kreun (VIDEO)





Betis ka mposhtur 2-1 Real Madrid.

Vendasit e dominuan pjesën e parë për nga numri i rasteve për gol, derisa arritën të kalonin në epërsi me golin e shënuar nga Sidnei në minutën e 40-të me një asistim të Nabil Fekir.


Por, para se të përfundonte pjesa e parë, Karim Benzema (45+3’) i barazoi shifrat në 1-1 me duke shënuar nga penalltia.


pjesën e dytë, Los Blancos ishin disi të çorientuar dhe nuk arritën të kontrollonin takimin, për ta pësuar më pas edhe golin e dytë.

Ishte minuta e 82-të kur Cristian Tello riktheu epërsinë e skuadrës së tij, që doli të ishte edhe goli i tri pikëve për skuadrën e tij.


Pas javës së 27-të Real Madrid bie në vendin e dytë me 56 pikë, dy më pak se Bracelona.
Shtuar më 08/03/2020, ora 23:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori