E FUNDIT/ Lëkundet përsëri vendi, mësoni epiqendrën
Rekordi i radhës pas 4 golave nga Ronaldo, portugezi vihet në ndjekje të objektivit të radhës (VIDEO)
Cristiano Ronaldo nuk di të ndalet. Ylli i Juventusit duket se ka lindur për të thyer rekorde.

Dje në mbrëmje për kualifikueset e "Euro 2020", CR7 shkëlqeu teksa shënoi katër gola përballë Lituanisë, në fitoren e të tijve me rezultatin 5-1.

ME 4 golat e tij Cristiano Ronaldo tashmë është golashënuesi më i mirë në historinë e kualifikueseve për europian.

Luzitani para Lituanisë ishte në kuotën e 21 golave, ndërsa tashmë është ngjitur në shifrën e 25 golave duke lënë pas në këtë klasifikim një sulmues si Robi Kin, i cili kishte realizuar 23 gola.

Ndërkohë portugezi ka mbërritur në kuotën e 93 realizimeve me Kombëtaren dhe është vënë në ndjekje të një tjetër rekordi, i cili në fakt dukej i pamundur për t’u thyer. Bëhet fjalë për rekordin e sulmuesit iranian, Ali Daei, i cili ka luajtur edhe me Bayern Munich.

Ky futbollist ka shënuar 109 gola në 149 takime për Kombëtaren e tij. Është lojtari që ka shënuar më shumë me Kombëtaren.

CR7 i është vënë pas këtij rekordi edhe pse nuk është e lehtë, megjithatë nëse vazhdon në këtë ritëm, asgjë nuk është e pamundur për 34-vjeçarin.
Shtuar më 11/09/2019, ora 10:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori