Renato Mekolli lë në mes "Hell’s Kitchen", zbulohet kush do ta zëvendësojë (VIDEO)
Shefi i kizhinës, Renato Mekolli, ka vendosur të largohet papritur nga emisioni “Hell’s Kitchen” për arsye që ende s’janë bërë të ditura për publikun.

Këtë lajm e ka dhënë skenaristja e emisionit, Zefina Hasani, e cila shprehet se largimi i Renatos vjen për arsye personale.

"S’e mendoja asnjehere se do te ndodhte keshtu por ja qe ndodhi. Renato u largua per arsyet e tij e ne duhet te vazhdonim me nje tjeter shef. Neser Hell’s Kitchen eshte pa Renaton. Flm @alsi_sinanaj qe pranove te vish nga Athina ne nje kohe rekord. "- shkruan ajo në postim, duke zbuluar edhe shefin e ri të kuzhinës që do të zëvendësojë Renaton.

Renato ka reaguar gjithashtu në llogarinë e tij në Instagram, ku shkruan:

“Disa mbase do gëzohen, disa do mërziten! Vazhdimit nuk i dihet… Fund…”

Më pas, shefi i kuzhinës ka publikuar edhe këngën e famshme të Flor Mumajesit, “Plas”, ndërsa krahas saj shkruan:

"S’kena me u pa mo bashkë".
Shtuar më 05/12/2019, ora 13:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori