Rezultat zhgënjyes, Interi barazon pa gola kundër Sassuolos (VIDEO)
Interi ka marrë një barazim zhgënjyes sonte kundër Sassuolos me rezultatin 0-0 në "Giuseppe Meaza".

Në pjesën e parë Interi ishte një skuadër dukshëm më e mirë.

Sulmuan dhe shpesh ishin afër që të shënojnë, sidomos me Perisic dhe Icardi, por pa rezultat.

Ndërkohë edhe mysafirët arritën që të sulmojnë dhe ishte Boateng që bëri një goditje që përfundoj mbi portë të Handanovic.

Pjesa e dytë ishte shumë më e mirë për Sassuolon.

Madje, në minutën e 55', Interi ka mundur të pësojë sikur mos të bënte një superintervenim portieri Samir Handanovic.

Sassuolo ishte më e mirë deri në minutat e ndeshjes, ndërkaq Inter u zgjua në 15 minutat por që nuk arriti që të shënojë golin që do ja siguronte tri pikë.

Handanovic ishte hero i këtij takimi pasi që në minutën e parë shtesë ai bëri një pritje që shpëtoi Interin nga humbja .

Pas këtij barazimi Interi betet në vendin e tretë më 40 pikë. /albeu.com/
Shtuar më 19/01/2019, ora 22:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori