Rikthehet "El Tigre", Falcao i shënon Arsenalit (VIDEO)
Pëlqej
Pas më shumë se 6 muajsh jashtë fushave të lojës, për shkak të dëmtimit të rëndë në gju, Radamel Falcao është rikthyer në fushë duke bërë atë që di të bëjë më mirë. Sulmuesi kolumbian ka përfituar mjaft mirë nga "Emirates Cup" për të kuptuar deri në çfarë pike ndodhet me formën e tij.

Pasi luajti disa minuta në takimin kundër Valencias, kësaj here ai e nisi lojën si titullar me Monacon që falë një goli të tij mposhti ekipin e Arsenalit.

Kjo miqësore ishte e veçantë edhe për “Topçinjtë” e Wengerit që rreshtuan për herë të parë si titullarë Sanchezin.

Kjo ndeshje u kushtëzua nga kryesori Atkinson. Ky i fundit, i këshilluar keq nga anësori, nuk akordoi një penallti të pastër në favor të Arsenalit (Akpom u frenua me faull nga portieri i Monakos në minutën e 81-të). /albeu.com/



Shtuar më 04/08/2014, ora 11:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori