Rikthehet në fushë 2 vjet pas dramës (VIDEO)
Dy vjet e tre muaj pas aksidentit dramatik në një prej bareve të Mesksikës, ku dhe mori një plum në kokë, Salvador Cabanas, ish ylli i futbollit paragajuan është rikthyer në fushën e lojës në një ndeshje zyrtare.

Dje ai luajti për 41 minuta në ndeshjen mes Octubre dhe Martin Ledesma e fituar 2-0. Cabanas, 31 vjeç, mban gjithmonë me vete kujtimin e asaj dite tragjike, ku u qëllua barbarisht nga një grup kriminal në një bar të New Mexico.

Kujtojmë që Salvador Cabanas mban ende në kokën e tij plumbin. /albeu.com/
Shtuar më 16/04/2012, ora 10:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori