Rikthehet të luaj në Angli, mbrojtësi 38-vjeçar shënon gol fantastik në Kupë (VIDEO)
Legjenda angleze, Ashley Cole u transferua pak kohë më parë te Derby County i Frenk Lampard nga radhët e LA Galaxy. Mosha për 38-vjeçarin është thjesht një shifër, i cili në përballjen e sotme ndaj Brajtonit të vlefshëm për FA Cup, tregoi se ka akoma për të dhënë në nivelet e larta të futbollit.

Mbrojtësi u hodh në fushë në pjesën e dytë, teksa në minutën e 81-të të sfidës, shënoi një gol mjaft të bukur me kokë. Pavarësisht golit të shënuar nga Cole, Derby u eliminua nga Kupa pas humbjes 2-1.

Me rrjetën e sotme Cole bëhet lojtari i dytë më i vjetër që shënon në FA Cup pas Bill Hampson, i cili shënoi në moshën 41-vjeçare në sfidën e vitit 1924 mes Newcastle dhe Aston Villas. /albeu.com/
Shtuar më 16/02/2019, ora 18:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori