Rikthim pas 10 vitesh, Lenjani firmos me klubin e madh zviceran (VIDEO)
10 vite për t’u rikthyer te Grasshoper. Ermir Lenjani ka nënshkruar ditën e sotme dhe do të nisë një eksperiencë të re në klubin nga Zyrihu, ku më parë kishte luajtur 6 ndeshje në sezonin 2010/2011.

Anësori i krahut të majtë aktivizohej prej tre vitesh me Sion dhe propozimit të Grasshopper nuk i ka thënë jo. Kontrata e tij është 2-vjeçare, sikurse ka njoftuar klubi zviceran.

Gjatë viteve larg kësaj skuadre Lenjani ka luajtur për klube si Winterthur, St Gallen, Rennes e Nantes në Francë, si dhe ka qenë pjesë e rëndësishme e kombëtares shqiptare.
Shtuar më 11/09/2020, ora 13:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori