River Plate mposht me përmbysje Bocan dhe fiton trofeun e Copa Libertadores (VIDEO)
River Plate ka mposhtur me përmbysje skuadrën e
Boca Juniors me rezultatin 3-1 në "Santiago Bernabeu".
Të parët që shënuan ishte
Boca Juniors në minutën e 44' me golin e Benedettos.
Golin e barazimit e
shënoi sulmuesi, Pratto në minutën e 68'.
Me këtë rezultat skuadrat shkuan në kohën shtesë prej 30 minutash.
River Plate shënoi dy gola të tjerë me Quintero (109') dhe Martinez (120+2').
Me këtë fitore
River Plate është mbret i Amerikës Latine dhe fiton trofeun e Copa Libertadores. /albeu.com/
Shtuar më 09/12/2018,
ora 23:10