Roberto Carlos uron lojtarin shqiptar për transferimin te klubi spanjoll (VIDEO)
Talenti i Shpresave të Shqipërisë, Kleandro Lleshi, kartoni i të cilit zotërohet nga Leganesi, do të luajë këtë sezon si i huazuar tek ekipi i ligës së dytë spanjolle, Fuenlabrada.

Por, një urim të veçantë për këtë kalim, Lleshi ka marrë edhe nga një legjendë e futbollit, si Roberto Karlos.

Nëpërmjet një video, që 19-vjeçari e ka postuar vetë në profilin e tij në “Instagram”, legjenda braziliane i uron fat lojtarit shqiptar në aventurën e tij të re.

“Përshëndetje Kleandro. Jam Roberto Karlos. Të dërgoj një përqafim dhe të uroj fat tek Fuenlabrada. Të uroj gjithë të mirat”, shprehej Roberto Karlos në mesazhin e tij.
Shtuar më 02/08/2019, ora 21:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori