Roma, 20 vjet nga goli i parë i Tottit në Serie A (VIDEO)
Pëlqej
Një emocion që ka zgjatur 20 vjet. Ishte 4 shtatori 1994 kur një djalosh biond, me fanellën me numër 9, niste historinë e tij të dashurisë me fanellën verdhekuqe. Pavarësisht se ishte vetëm 17 vjeç, Carlo Mazzone fut në fushë Francesco Tottin në vend të Abel Balbo kundër Foggias.

Në atë pasdite shtatori Totti shënoi golin e tij të parë në Serie A me fanellën e Romës. 20 vjet më pas numri i golave të tij në elitën e futbollit italian është 235, por emocionet e atij goli mbeten ende të mëdha. /albeu.com/
Shtuar më 04/09/2014, ora 15:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori