Roma bën vetvrasje ndaj Atalantës, Zapata parakalon Ronaldon (VIDEO)
Romës i ka ikur nga dora fitorja sot ndaj Atalanatës teksa barazpo 3-3.
Skuadra e Di Franceskos ishte në avantazhin te thellë pas 3 golave të shënuar nga dy nga Dzeko dhe El Sharay.

Por besoi deri në fund dhe nuk u dorëzua. Bergamaskët shënuan në fund të pjesës së parë me Castagne duke cuar shifrat në 1-3.

Më pas në të dytën vendasit ishin më superiorë teksa realizuan dy gola me Toloin dhe Zapatën duke e mbyllur përfundimisht sfidën 3-3.

Ndërsa me këtë barazim Roma humbet shansin për të kapur vendin e 4 teksa tani është një pikë larg Milanit që ndodhet në zonën Champions.

Ndërkohë për sa i përket golashënuesve Zapata parakalon Ronaldon, ai ka 15 realizime një më pak se Quagliarella i cili ka 16.



Shtuar më 27/01/2019, ora 17:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori