Porto ka mposhtur 3:0
Romën, ndërsa Monaco 1:0 Villarealin për të kaluar në
fazën e
grupeve të Ligës së Kampionëve.
Porto ka mposhtur
Romën në Olimpike, duke fituar me
rezultat të pastër 3:0 dhe të përgjithshëm 4:1, në kuadër të kualifikimeve për
fazën e
Grupeve të Ligës së Kampionëve.
Portugezët kanë qenë skuadër më e mirë, duke shënuar tre gola dhe duke eliminuar
Romën, që ndeshjen e mbylli me 9 futbollistë, pasi me të kuq u ndëshkuan De Rossi dhe Emerson.
Golat për Porton në këtë ndeshje i shënuan Monteiro, Layun dhe Corono.
Në ndeshjen tjetër Monaco mposhti Villarealin me
rezultat 1:0, për tu kualifikuar tutje me
rezultat të përgjithshëm 3:1. /Albeu.com/
Shtuar më 23/08/2016,
ora 22:40