Roma nuk di të përfitojë, ndalet nga Sassuolo në shtëpi (VIDEO)

Roma nuk ka shkuar më shumë senjë barazim me Sassulon. Ndeshja u mbyll me rezultatin e barabartë 1-1.

Pjesa e parë ishin të mbushura me raste ku të parët ishin vendasit e Romës, të cilët arritën të shënojnë golin e epërsisë me anë të Lorenzo Pellegrini , i cili shënoiminutën e 31-të.

Ishte minuta e 78-të e ndeshjes kur mesfushori Simone Missiroli, i cili shënoi me kokë pas harkimit të Federico Peluso dhe barazuan rezultatin në 1-1.

Deri në fund, Roma arriti të gjej edhe një gol në minutën e 86-të me anë të Cengiz Under, por ishte VAR-i që e anuloi golin dhe ndeshja përfundoi me barazim 1-1.

Pas këtij barazimi, Giallorossët mbetet në pozitën e katërt me 39 pikë, ndërsa Sassuolo ngjitet në vendin e 14-të me 21 pikë./albeu.com/
Shtuar më 30/12/2017, ora 16:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori