Roma nuk përfiton, barazim për Parmën e Lilës (VIDEO)
Roma nuk ka mundur të përfitojë nga humbja e Lazios përballë Juventusit duke sfumuar një shans të mirë për të rimarrë vendin e dytë në rënditje. Skuadra e Rudi Garcia nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 përballë Atalantas, në javën e 31 të kampionatit.

Të dy golat u shënuan me penallti që në pjesën e parë me autor Totti në minutën e 3 dhe Denis në minutën e 23.

Me këtë barazim Roma shkon në kuotën e 58 pikëve, aq sa edhe Lazio por me golavarazhin më të dobët, transmeton Portali Albeu.

Në ndeshjet e tjera bie në sy fitorja 2-1 e Palermos përballë Genoas dhe barazimi 2-2 mes Empolit dhe Parmës, ku Andi Lila u aktivizua për 69 minuta, ndërsa Hysaj i skualifikuar nuk luajti për asnjë minutë. /albeu.com/

Rezultatet e sotme në Serie A:

Sassuolo 1 - 1 Torino
Chievo 1 - 1 Udinese
Empoli 2 - 2 Parma
Palermo 2 - 1 Genoa
Roma 1 - 1 Atalanta
Cagliari 18:00 Napoli
Inter 20:45 Milan
Shtuar më 19/04/2015, ora 16:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori