Roma shkatërron në 4-0 Interin (VIDEO)
Ndeshja që ka surprizuar në kampionatin italian gjatë kësaj jave ka qenë ajo mes Skuadrës së Romës dhe Interit e cila u luajt në stadiumin Olimpico. Lojtarët e Romës kanë zotëruar këtë ndeshje duke rrahur me një rezultat të thellë dhe të pastër në 4-0 duke turpëruar djemtë e Ranierit.

Goli i parë për skuadrën e Romës u shënua nga Juan i cili çoi topin në rrjet pas goditjes që erdhi nga Totti. Ndërsa goli i dytë u shënua Fabio Borini, i cili pa problem mashtroi Samuelin duke e çuar në 2-0 rezultatin.

Ndryshimet e bëra në pjesën e dytë nga trajneri i kësaj skuadre nuk ka dhënë dobi në ndryshimin e rrezultatit, pasi Borini në minutën e 49 ka shënuar golin e tretë për këtë skuadër dhe të dytin personal. Ndërsa vulën e golit të katërt e ka vendosur Bojan Krkic i cili vulosi rezultain përfundimtar në 4-0. Me fitoren kundër Interit, Roma ngjitet në kuotën e 35 pikëve në vendin e gjashtë. /albeu.com/

Shikoni golat:

Shtuar më 05/02/2012, ora 17:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori