Roma toleron, Juve zyrtarisht kampione (VIDEO)
Me vendin e dytë të siguruar tashmë dhe pa asnjë prentendim për titullin kampion, që i shkon Juventusit për të tretin vit rradhazi, Roma e Rudi Garcias ka toleruar më shumë se duhej përballë Catanias duke u mposhtur 4-1.

Siçilianëve i duhej fitorja për të shpresuar ende për një qëndrim në Serie A, ndërsa verdhekuqtë luanin pa asnjë stimul.

Në ndeshjet e tjera bie në sy fitorja e thellë e Udinses ndaj Livornos 5-2 si dhe fitorja e Parmës përballë Sampdorias.

Me këto rezultate Juventus shpallet për të 30-n herë kampione e Italisë. Në fakt nëse Federata Italiane e Futbollit nuk do t’u kishte hequr dy tituj kampion pas skandalit Calcopoli që shpërtheu në verën e vitit 2006 ky i këtij sezoni do të ishte titulli i 32-të për bardhezinjtë në Serie A.

Në mbrëmje luhet derbi i Madonninas, Milan-Inter. /albeu.com/



Catania 4 - 1 Roma
Chievo 0 - 1 Torino
Genoa 0 - 0 Bologna
Parma 2 - 0 Sampdoria
Udinese 5 - 3 Livorno
Shtuar më 04/05/2014, ora 16:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori