Ronaldo i jep fitoren Juventusit ndaj Frosinones (VIDEO)
Pëlqej
Juventus ka marrë një fitore me shumë vuajtje ndaj Frosinones me rezultatin 0-2 në "Benito Stirpe", ndeshje e vlefshme për javën e 5 të Serie A.

Pjesa e parë përfundoi me porta të paprekura, pasi të dyja skuadrat shkuan në dhomat e zhveshjes me një barazim 0-0.

Në të dytën Juventusi kishte synim për të shënuar që të kalonte në epërsi.

Torinezët kaluan në avantazh falë golit të Ronaldos në minutën e 81'.

Por në fund ishte edhe Bernardeschi duke vulosur fitoren e skaudrës së tij.

Pas kësaj fitoreje Juventusi renditet në vendin e parë me 15 pikë, ndërsa Frosinone në vendin e 19 me 1 pikë. /albeu.com/
Shtuar më 23/09/2018, ora 22:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori