Ronaldo i kujton gazetarit premtimin e bërë: Të thash...ishim afër (VIDEO)
“Të thash... ishim shumë afër që të fitonim”, kështu i është drejtuar Ronaldo gazetarit të AS, Manu Sainz, pas ndeshjes.

Gazetari i AS, Manu Sainz, ditë më parë u takua me Cristiano Ronaldon, para ndeshjes së parë në Kupën e Botës që Portugalia e zhvilloi me Spanjën.

Ronaldo, me të zbritur nga autobusi, shkoi drejt gazetarit për ta përshëndetur dhe gjatë diskutimit mes tyre, portugezi iu drejtua Sainzit duke buzëqeshur: “Do ta mposhtim Spanjën”.

Ronaldo shkëlqeu kundër Spanjës duke shënuar tre gola, por nuk iu realizua ajo që i kishte thënë Manu Sainzit, për të cilin pati sërish disa fjalë në zonën mix pas barazimit 3-3.

“Të thash... ishim shumë afër që të fitonim”, iu drejtua Ronaldo AS-it.
Shtuar më 16/06/2018, ora 14:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori