Ronaldo jashtë mase i mërzitur, hoqi menjëherë medaljen nga qafa, madje nuk e zgjati as dorën (VIDEO)
Tashmë është e ditur se Cristiano Ronaldo nuk i pëlqen asnjëherë të humbë.

Ylli portugez dështoi ta fitonte Superkupën e Italisë, pasi u mposhtën në finale nga Lazio.

Juventusi e humbi 3-1 në finalen që u zhvillua në Arabinë Saudite, derisa 34-vjeçari ishte tejet i acaruar.

Pesë herë fituesi i "Topit të Artë" ishte futur në rresht që ta pranonte medaljen e argjendtë por që e hoqi menjëherë nga qafa.

Për më shumë, portugezi refuzoi që t’u jepte të gjithë organizatorëve dorën duke u largua i nervozuar.
Shtuar më 22/12/2019, ora 21:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori