Në një kohë që të gjithë futbollistët e Real Madrid po bënin pompa normale gjatë seancës stërvitore, Cristiano
Ronaldo vendosi që ushtrimeve t’i shtonte vështirësinë duke përfshirë edhe përplasje duarsh pas çdo ngritjeje.
Futbollistët e skuadrës madrilene po stërviten për finalen e Superkupës së Europës që do të luajnë ndaj Sevillas në 12 gusht, në Cardiff.
Gjatë
seancave stërvitore,
Carlo Ancelotti i ka kërkuar lojtarëve të tij sa më shumë pasime dhe ndërrime pozicionesh. Trajneri italian i ka të gjithë lojtarët e gatshëm, me përjashtim të Jese Rodriguez. /albeu.com/
Shtuar më 08/08/2014,
ora 17:25