Ronaldo shpëton Realin nga një humbje ndaj Bilbaos (VIDEO)

Real Madrid vazhdon me paraqitjet e dobëta në La Liga, ku sonte barazoi me shifrat 1-1 me Athletic Bilbao në "Santiago Bernabeu".

Athletic Bilbao kaloi në epërsi në minutën e 14 me anë të Inaki Williams.

Pjesa e dytë ishte më e mirë për Real Madridin, të cilët vazhdimisht të sulmonin portën e kundërshtarit.

Goli i barazimit erdhi në minutën e 87'-të nga Cristiano Ronaldo.

Me këtë barazim, Real Madrid mbetet në pozitën e tretë në La Liga me vetëm 68 pikë, 3 më pak se Valencia në vendin e katër,ndërsa Bilbao rendite në vendin e 13 me 40 pikë. /albeu.com/
Shtuar më 18/04/2018, ora 23:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori