Ronaldo "sulmon" Salah në një video live (VIDEO)
Cristiano Ronaldo së fundmi ka "thumbuar" Mohamed Salah, FIFA-n si dhe UEFA-n me anë të një video live në Instagram.

Portugezi ka deklaruar se goli i tij në stil "biçikletë" kundër Juventusit në Ligën e Kampionëve ishte më i miri në 2018, dhe jo goli individual i e Mohamed Salah kundër Evertonit.

Kujtojmë se Salah fitoi çmimin "Puskas" për golin e tij të shkëlqyer kundër rivalëve të tij në dhjetor por Ronaldo mesa duket nuk është aspak dakort me këtë gjë.

Gjithsesi kjo do të mbetet vetëm një deklaratë e bërë nga CR7, pasi tashmë çmimi është në raftin e Mohamed Salah. /albeu.com/
Shtuar më 29/09/2018, ora 17:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori