Ronaldo zbulon pse braktisi Barcelonën për Interin (VIDEO)
Ronaldo brazilian dikur ishte futbollisti më i mirë në botë, por lëndimet e gjurit e ndaluan atë të linte gjurmë edhe më të mëdha në këtë sport.

Braziliani si adoleshentë erdhi te PSV, ku edhe bëri përshtypje me shfaqjet e tij, dhe kjo u vërejt nga Barcelona, e cila e transferoi atë në verën e vitit 1996 për 15 milionë euro.

Ronaldo ishte i pabesueshëm në sezonin e parë që luajti për Barcelonën, duke shënuar 47 gola në 49 ndeshje, ku dëshmoi se çfarë lojtari është.

Bota e futbollit parashikuan që Barcelona të sundonte në futboll, me Ronaldon në skuadër.

Sidoqoftë, ai u largua nga katalanët pas vetëm një sezoni, dhe kjo ishte një tronditje e madhe për ta.

Ronaldo në vitin 1997 iu bashkua italianëve të Inter, dhe pas 22 vjetësh, ka folur për atë transferim, që edhe sot flitet nga njohësit dhe tifozët e futbollit.

“Nuk u vlerësova sa duhet te Barcelona. Pas një sezoni të shkëlqyer, ata më ofruan një kontratë që ishte vërtetë e pamjaftueshme. Oferta erdhi nga Inter dhe unë vendosa ta pranoja. Ata treguan se sa më vlerësojnë, sepse më dhanë gjithçka që kërkova”, ka deklaruar Ronaldon.

Ronaldo luajti 98 ndeshje për Interin dhe shënoi 59 gola. Pas Kupës së Botës së vitit 2002, ai nënshkroi për Real Madridin.






Shtuar më 11/04/2020, ora 11:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori