Rrëfehet Ylli Aga: Për këtë arsye u përlota pas ndeshjes Lazio-Inter (VIDEO)

Lotet e Ylli Ages on Vidnews.


Ylli Aga Lacio-Inter 2-3 on Vidnews.

Pëlqej
Video e gazetarit Ylli Aga, i cili u përlot pas ndeshjes së çmendur Lazio-Inter 2-3 është bërë mjaft e shikuar nga në rrjetet sociale.

Gazetari i “Supersport” thotë se nuk është tifoz i asnjërës prej skuadrave, por u emocionua tej mase në fund të takimit për shkak emocioneve të mëdha që prodhoi një ndehsje si ajo, por edhe prej pamjet e disa vogëlushve lacialë që ishin përlotur nga zhgënjimi.

Ylli, çfarë ndodhi pas Lazio-Inter 2-3?

"Shikoni, unë isha i ndërgjegjshëm për rëndësinë e ndeshjes, por nuk e dija që do ta komentoja unë atë ndeshje. Zakonisht këto ndeshje i komenton Shakohoxha ose Alban Xhihani…

• Dakord, por çfarë ndodhi që u emocionuat aq shumë?

"U preka shumë sepse ishte një nga ndeshjet me emocionuese që kam komentuar dhe kam parë në Serinë A.

• Po lotët në fund?

"Në koment përgatitesh kryesisht për gjërat e përgjithshme, por një imazh i vetëm mund të mjaftojë për të të emocionuar pa fund. Mua më prekën lotët e një tifozi të vogël të Lazios… Më prekën thellësisht shumë.

• A ju ndodh shpesh që të përloteni në një koment?

"Rrallë, shumë rrallë më ka ndodhur.

• A jeni ju tifoz i Lazios ose i Interit?

"Nuk jam tifoz i asnjërës prej këtyre skuadrave, edhe pse ky profesion të bën nga pak tifoz me të gjitha skuadrat.

• Para ndeshjes a kishe ndonjë preferencë?

"Po, para ndeshjes kisha një dëshirë që takimi të mbyllej nëe mënyrën më të mirë për Taren dhe Strakoshën", përfundoi Ylli. /albeu.com/
Shtuar më 21/05/2018, ora 22:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori