Sa raste i duhen Torresit ti shënojë një gol Reinas? (VIDEO)
Fernando Torres e ka vuajtur shumë mungesën e golit te Chelsea, por kjo gjë mesa duket vazhdon edhe te Kombëtarja e Spanjës. Kampionët e Europës dhe Botës vijojnë përgatitjet për Botërorin "Brazil 2014" dhe për miqësoren e sotme kundër Bolivisë në Ssevilla, ndërkohë që sulmuesi i "Blues" vijon të mos jetë shumë produktivë para portës.

Edhe pse i rrethuar me mesfushorë që dinë të dhurojnë asiste në çdo kohë dhe çdo mënyrë "El Nino"-s iu deshën pesë raste të pastra për gol që të shënonte vetëm një në portën e Pepe Reinas. /albeu.com/



Shtuar më 30/05/2014, ora 11:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori