Salah pozon përkrah modeles së njohur (VIDEO)
Mohamed Salah ka zënë ballinën e këtij muaji të revistës “GQ”, duke pozuar krah modeles Alessandra Ambrosio në botimin për Lindjen e Mesme, transmeton zeri.info

Ylli i Liverpoolit gjithashtu u zgjodh “Burri i Vitit” për 2019-n nga kjo revistë.

“Të gjitha ëndrrat dhe golat ishin që të bëhem profesionalisht i mirënjohur, por nuk mund ta imagjinoja që do ta arrija nivelin ku jam tani”, ka deklaruar Salah.

“Të gjithë fëmijët ëndërrojnë të dalin në televizion, por kur ia dola për herë të parë, objektivat e mia ndryshuan. Unë doja të bëhesha profesionist jashtë vendit dhe pas kësaj doja të isha më i miri”, u shpreh egjiptiani.



View this post on Instagram

Mohamed Salah & Alessandra Ambrosio for GQ Middle East. Behind the scenes

A post shared by AllFootballApp (@allfootball_official) on

Shtuar më 13/10/2019, ora 11:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori