Suedia ka mposhtur 2-1 Serbinë në një miqësore të zhvilluar dje në
stadiumin Rasunda në Stokholm. Lojtari i PSV, Toivonen kaloi vendasit në avantazh në minutën e 23-të, ndërsa mbrojtësi i Borussia Dortmund, Subotiç e barazoi rezultatin për miqtë dhe pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1.
Në fillimin e pjesës së dytë, në minutën e 52-të, arbitri
akordoi penallti në
favor të suedezëve, të cilën kapiteni Zlatan Ibrahimoviç e shndërroi në gol duke i dhënë fitoren skandinavëve.
Kjo ishte ndeshja e fundit e zhvilluar në
stadiumin Rasunda, i cili do të mbyllet, pasi Federata Suedeze e Futbollit vendosi t'ia dhurojë Kombëtares së Kosovës. /albeu.com/
Shtuar më 06/06/2012,
ora 11:14