Shakaja e Ronaldos: Neymar, jam Bruna (VIDEO)
Të jesh brazilian e ke shakanë dhe të qeshurën në majë të buzës dhe për më tepër atëherë kur nuk ke me çfarë te merresh. Këtij trendi nuk mund ti shpëtojnë as personazhet publikë siç është edhe "Fenomeni" i futbollit, Luiz Nazario Da Lima Ronaldo.

Në një reklamë ku po promovohej një plan që i jep klientit thirrje të lira e të pakufizuar brenda familjes dhe miqve të caktuar ish ylli i Inter, Barcelonës, Real Madrid dhe Milan ka vënë në lojë yllin e Brazilit dhe Barcelonës, Neymar.

Në telefonatë "Fenomeni" pretendon të jetë e dashura e Neymar, Bruna Marquezine por kjo u ndalua nga Këshilli Kombëtar për Reklamim në Brazil, pasi i jep fëmijëve brazilianë një përshtypje të gabuar për yllin Brazilian. /albeu.com/
Shtuar më 04/12/2013, ora 12:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori