Shakhtari fiton përballjen e parë ndaj Romës (VIDEO)

Pëlqej
Shakhtar Donetsk ka fituar me rezultatin e përgjithshëm 2-1 ndaj Romës në "OSC Metalis", ndeshje e vlefshme për 1/8-tat e UEFA Champions League.

Të parët që kaluan në avantazh ishin italianët e golin e talentit turk, Cengiz Under në minutën e 41'-të.

Por ukrainasit barazojnë në minutën e 52'-të me sulmuesin argjentinas, Facundo Ferreyra, duke barazuar kështu rezultatin.

Përmbysja vjen nga një super gol i mesfushorit Fred nga një goditje dënimi në minutën e 71'-të.

Kështu Shakhtari fitoi me rezultatin 2-1 ndaj Romës.

Ndeshja e kthimit luhet pas tre javësh në "Olimpico". /albeu.com/
Shtuar më 21/02/2018, ora 22:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori