Shala shënon "paneka" (VIDEO)
Pëlqej
Mesfushori i Kombëtares Shqiptare Herolind Shala ka shënuar përsëri gol në fitoren e thellë 4-0 të skuadrës së tij Odd ndaj Brann.


Shala ka shënuar golin e tretë në minutën e 70-të, nga pika e bardhë duke realizuar një penallti me shumë klas ose ndryshe siç njihet në futboll "paneka".

Ky është goli i nëntë i Shalës këtë sezon ndërsa i teti në kuadër të ligës elitare norvegjeze.

Skuadra e tij vazhdon të mbetet e dyta me 51 pikë, 11 më pak sesa kryesuesit e Moldes.
Shtuar më 29/09/2014, ora 12:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori