Shaqiri "ndërron" profesion te Liverpool, shokët shkrihen së qeshuri (VIDEO)


Liverpool pas ardhjes së Jurgen Klopp si trajner i tyre duket se është futur një frymë më entuziaste dhe një harmoni mes klubit.

Tashmë edhe futbollisti me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri është bërë pjesë e kësaj familje.

Shaqiri është ambjentuar shumë shpejt me "të kuqt" ku ka shënuar edhe një super gol në debutimin e tij.

Sido që të jetë, para se Shaqiri të vazhdojë aventurën në Premier League, duhet të këndojë një këngë para shokëve të ri të skuadrës.

Ashtu siç e do tradita edhe Shaqiri, e ka bërë një gjë të tillë, por zëri i tij nuk ishte më i miri i mundshëm andaj edhe lojtarët e Liverpoolit nuk i kanë përmbajtur dot të qeshurat.

Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon. /albeu.com/.

Shtuar më 03/08/2018, ora 16:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori