Shaqiri vendimtar në fitoren e Liverpool (VIDEO)


Pëlqej
Liverool ka marrë një fitore të pastër kundër Southampton.

Serinë e golave e ka hapur sulmuesi shqiptar, Xherdan Shaqiri, i cili në vetëm 10 minuta lojë ka çorientuar mbrojtjen e Sothampron dhe më pas goditi furishëm drejt portës.

Megjithëse goli u quajt si autogol i Hoedt, merita ishte krejtësisht e Shaqirit.

Me pas në minutën e 21' mbrojtësi Matip shëndërroi në gol një krosim nga goditja e këndit e gjuajtur prej këmbëve të Alexander Arnold.

Kur pothuajse pjesa e parë e lojës po përfundonte, doli përsëri në skenë Xherdan Shaqir, duke lëshuar një predhë fantastike nga godtija e dënimit, ku vetëm traversa e ndali nga goli.

Aty pranë për të shtyrë topin e Shaqirit në rrjetë u gjend Mohamed Salah dhe shifra arritën në 3-0.

Pjesa e dytë e lojës edhe pse ka pasur shumë tentativa për gol nuk ka sjellë surpriza dhe ndeshja është mbyllur me rezultatin e pjesës së parë. /albeu.com/
Shtuar më 22/09/2018, ora 17:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori