Shënoi super gol, por Griezmann e pranon: Kopjova Messin (VIDEO)

Antoine Griezmann ka bërë një paraqitje fantastike ndaj Real Betis.
Sulmuesi francez ishte më i miri në “Camp Nou” duke udhëhequr Barcelonën drejt suksesit të parë këtë sezon në La Liga.

Griezmann shënoi dy herë, por pas ndeshjes francezi tha se stilin e golit të dytë e kishte “vjedhur” nga Messi në stërvitje.

Ky i fundit ndërkohë reagoi shumë mirë pas shënimit të golit duke festuar.

“Po, e pashë Leon duke gjuajtur në atë mënyrënstërvitje dhe e kopjova atë...”, tha Griezmann pas ndeshjes.

Ai u pyet edhe për mënyrën sesi i festoi golat.

“Festimi? Më pëlqeu çfarë bëri LeBron James dhe tentova ta kopjoj atë”, shpjegoi ai.
Shtuar më 26/08/2019, ora 10:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori