Shënojnë Ajeti, Sadiku dhe Memushaj (VIDEO)
Kampionati zviceran i futbollit ka luajtur javën e tij të fundit mbrëmjen e së premtes.‘Baseli i shqiptarëve’ e kishte siguruar javë më parë titullin kampion, ndërsa Shkëlzen Gashi është zyrtarizuar si shënuesi më i mirë i kampionatit për të dytin vit radhazi.

Edhe pse nuk shënoi në javën e fundit të kampionatit, bomberi shqiptar e mbylli me 22 gola në Superligën zvicerane.Baseli luajti në fushën e tij ndaj St. Gallen ku arriti një fitore 4-3. Këtë herë nuk ishte protagonist i përhershmi, Gashi, i cili ishte titullar, por një 18-vjeçar, një talent tjetër shqiptar, Albian Ajeti, i cili shënoi golin e parë në kategorinë e parë zvicerane dhe të fitores në këtë ndeshje.

Java e fundit e kampionatit zviceran ishte pozitive edhe për lojtarin tjetër të kombëtares shqiptare, Armando Sadikun, i cili shënoi sërish për Zurich, në fitoren 4-3 ndaj Grasshoppers. Sadiku, i cili realizoi edhe një javë më parë, ishte protagonist edhe në golin e dytë duke asistuar për shokun e skuadrës.

Ndërkohë, një gol mjaft të rëndësishëm shënoi të premten edhe vlonjati Memushaj për Pescaran, e cila fitoi në fushën e saj 1-0 ndaj Vicenza-s. I futur në fushën e lojës në pjesë e dytë, mesfushori i kombëtares sonë realizoi nga pika e 11-metërshit vetëm 3 minuta para përfundimit të kohës së rregullt. /Albeu.com/




Shtuar më 30/05/2015, ora 09:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori